SUEDI- Avionët luftarakë rusë kanë shkelur hapësirën ajrore të Suedisë.
Zëdhënësi i forcave ajrore të Suedisë, Anders Grenstad, tha se në orët e para të mëngjesit 4 avionë luftarakë rusë kanë fluturuar mbi detin Östersjön, duke shkelur hapësirën ajrore të Suedisë. Ai tha tha se avionët pas një kohe të shkurtër u kthyen në destinacionin normal, raporton Anadolu Agency (AA).

Mësohet gjithashtu se Ministri i Mbrojtjes Peter Hultçvist i ka raportuar për situatën homologut të tij rus. Ndërkohë Ministrja e Jashtme suedeze, Margot Wallström ka deklaruar se: “Nuk mund ta pranojmë që avionët luftarakë rusë të shkelin hapësirën ajrore ndërkombëtare dhe të fluturojnë në hapësirën ajrore të Suedisë”.

Ajo ka theksuar se Suedia kur ndërmerr fluturime në rajon është gjithmonë në përputhje me rregullat ndërkombëtare dhe sipas saj të njëjtin respekt presin edhe nga Rusia.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: