Avionë privatë, ar dhe para. Jemi në brendësi të një dasme elite në Nigeri, ku djali i Presidentit të një rajoni verior, martohet me vajzën e një udhëheqësi të shquar fetar.

Martesa e Yusuf Buharit me Zahra Nasir Bayero është një nga ngjarjet më të mëdha të famshme të Nigerisë të vitit. Mijëra persona morën pjesë në këtë event, të zhvilluar në pallatin e Emirit të Bichi, në shtetin Kano. Çifti është njohur gjatë studimeve në Universitetin Surrey në Mbretërinë e Bashkuar.

Siç e do tradita, familjarët e dhëndrit duhet t’i japin njerëzve të gruas 500.000 nira, afro 1.200 dollarë amerikanë. Megjithatë, pamjet e kësaj dasme kanë nxitur reagimin e qytetarëve të thjeshtë. Ata e kanë cilësuar veshjen e nuses sit ë “pamoralshme” sepse disa pjesë të trupit ishin të ekspozuara.

Sipas të dhënave, rreth 100 avionë privatë kanë mbushur aeroportit, me të ftuar të veçantë të dasmës. Sidoqoftë, festimet u reduktuan pak për shkak të COVID-19, sepse në kushte normale, numri i të ftuarve pritej të ishte më i madh.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb