Ushtria izraelite zhvilloi sulm ajror ndaj disa pikave në jug të Libanit.

Zëdhënësi i ushtrisë izraelite, Avichay Adraee, në një deklaratë nga llogaria e tij në Twitter njoftoi se “avionët luftarakë izraelitë goditën tunelet e përdorura me qëllim për terrorizëm dhe zonat nga të cilat dje u lëshuan raketa nga Libani në Izrael”.

Adraee, paralajmëroi se bombardimet e Izraelit do të vazhdojnë dhe se do të rriten përballë sulmeve terroriste që kanë objektiv Izraelin.

Ndërsa në lajmet në shtypin lokal të Libanit, thuhet se avionët luftarakë izraelitë zhvilluan dy sulme ajrore në zonën Ed-Dimashkiyye në jug të vendit.

Ushtria izraelite deklaroi se më 4 gusht në vend u hodhën 3 raketa nga Libani, dy prej të cilave ranë në zona të hapura në Izrael dhe tjetra ra në territoret libaneze. Në kundërpërgjigje të kësaj u theksua se ushtria e Izraelit zhvilloi goditje artilerike në anën e Libanit.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb