Avionët luftarakë izraelitë shkelën hapësirën ajrore libaneze duke fluturuar mbi kryeqytetin Bejrut dhe disa zona të vendit.

Banorët në Bejrut dhe rrethinat dëgjuan shpërthimet e zërit të krijuar nga avionët luftarakë.

Agjencia Kombëtare Libaneze e Lajmeve tha: “Avionët luftarakë të armikut izraelit kryen fluturime intensive të hënën në lartësi të mesme dhe të ulëta mbi rajone të ndryshme libaneze në jug, Metn, Jbeil, Keserwan, Hasbaya dhe Beirut”.

Avionët izraelitë gjithashtu fluturuan mbi qytetin jugor Sidon dhe qytetin Jezzine, në jug të kryeqytetit, si dhe zonat në veri të Bejrutit.

Ushtria libaneze shpesh raporton shkelje të hapësirës ajrore të saj nga avionët luftarakë dhe dronët izraelitë.

Libani është përfshirë në një mosmarrëveshje me Izraelin mbi një zonë në Detin Mesdhe që përfshin rreth 860 kilometra katrorë, e njohur si Zona Nr. 9, e cila është e pasur me naftë dhe gaz.

Në muajt e fundit, Libani dhe Izraeli kanë akuzuar njëri-tjetrin për shkelje të hapësirës tokësore, ajrore dhe detare.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb