Mediat gjermane kanë shkruajtur sot se Kosova mund të jetë një mundësi përmes së cilës polakët të dërgojnë avionët e tyre luftarakë në Ukrainë.
Gazeta gjermane “Tagesschau” shkruan se ideja e polakëve është që të nisin avionët e tyre MiG-29 në SHBA dhe prej andej në Ukrainë.

Artikull thekson se një nga opsionet nga ku do të nisen avionët drejt Ukrainës, mund të jetë Kosova, por pa përmendur detaje.

Një ndër vendet nga ku do të bëhej transportimi i tyre deri në Ukrainë, është përmendur si opsion i mundshëm edhe Kosova, shkruan gazeta gjermane. “Emri i asnjë vendi nuk është thënë publikisht si vend transit; Kosova është një nga opsionet e mundshme”, shkruan media gjermane.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb