Avionët turq F-16 mbërritën në Azerbajxhan në kuadrin e pjesëmarrjes në stërvitjen e gjerë të përbashkët ushtarake që ka filluar Turqia dhe Azerbajxhani.

Në një deklarate nga Ministria e Mbrojtjes së Azerbajxhanit, njoftohet se janë pritur me një ceremoni avionët F-16 që do të marrin pjesë në “Shqiponja TurAz 2020” (TurAz Kartalı 2020) që është pjesa ku do të përfshihen elementët ajrore në stërvitje.

Në ceremoni u intonuan himnet kombëtare të Turqisë dhe Azerbajxhanit.

Stërvitja “Shqiponja TurAz 2020” do të vazhdohet në Baku, Nakhchivan, Ganja, Kurdamir dhe Yevlah dhe do të përfundojë më 10 gusht.

Ndërsa stërvitja e forcave tokësore do të vazhdojë në Baku dhe Nakhchivan deri më 5 gusht.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb