SERBI-Aeroplanët e ushtrisë serbe kanë shqetësuar sërish banorët e komunës së Preshevës.

Pas fluturimeve që ndodhën ditë më parë, avionët ushtarakë kanë fluturuar prapë mbi qiellin e Preshevës.

Një qytetar nga Presheva ka dërguar në adresë të KALLXO.com video-incizime nga fluturimi i avionëve. Sipas tij, këto fluturime kanë ndodhur në dy intervale kohore.

Hera e parë në ora 16:45 e hera e dytë në 18:25. Qytetari ka thënë se banorët po ndihen të shqetësuar nga fluturimet e ulëta.

Më 28 mars, avionë luftarakë kanë fluturuar mbi Preshevë.

Autoritetet serbe thanë se këto fluturime po bëheshin në kuadër të përgatitjeve për stërvitjet ushtarake që do të nisnin të nesërmen.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb