TURQI – Shtetet e Bashkuara dhe Turqia kanë arritur një marrëveshje që lejon përfshirjen e avionëve ushtarakë turq në sulmet ajrore kundër ekstremistëve të Shtetit Islamik, të cilën SHBA-të e kanë nisur të vetme.
Zyrtarët amerikanë e quajtën arritjen e marrëveshjes një hap shumë të rëndësishëm në luftën kundër ISIS. Aktualisht, Turqia po lejon avionët amerikanë që të shfrytëzojnë dy baza ajrore turke, ndërsa edhe vetë ka ndërmarrë disa sulme kundër organizatës terroristë. Zëdhënësi i Pentagonit, Peter Cook ka deklaruar se do të duhet disa ditë që kjo marrëveshje të vihet në praktikë. Sipas tij, bisedimet me këtë shtet do të vazhdojnë për të sqaruar edhe pretendimet e kurdëve. Këta të fundit, deklaruan se Turqia është duke i bombarduar ata dhe jo caqet e ekstremistëve, siç pretendohet. Për këtë, pati një reagim edhe nga Shtëpia e Bardhë.
(er.nu/news24/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: