Udhëtimet e gjata me avion janë “vatër” e përhapjes së koronavirusit. Kështu thuhet në një studim të realizuar së fundmi nga Qendra për Kontroll dhe Parandalim të Sëmundjeve, që ka treguar se gjatë fluturimit nga Londra për në Hanoi të Vietnamit, një pasagjere ka infektuar 15 persona tjerë, shkruan NBC.

Bëhet fjalë për fluturimin VN54 që u realizua nga 1 deri më 2 mars, kurse në biznes klas ka qenë një grua e cila kollitej dhe kishte dhimbje të mëdha fyti.

Me të mbërritur në Vietnam ajo kishte temperaturë të lartë ku disa orë më vonë i është nënshtruar testit të COVID-19 dhe u konstatua se rezultoi pozitive.

Shkencëtarët vendosën ta hulumtojnë këtë rast dhe kanë ardhur në konstatimin, që me koronavirus janë infektuar 12 pasagjerë që ishin në biznes klas dhe dy të tjerë në klasin “ekonomik” si dhe një stjuardesë.

Gjatë fluturimit asnjëri nga rastet e reja me COVID-19 nuk kishin pasur simptoma të koronavirusit. Shkencëtarët kanë dëshmuar se “qarkullimi” i ajrit mund të jetë problemi dhe se avionët po cilësohen si “vatër” për përhapjen e koronavirusit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: