Videoja dramatike tregon tentativën ankthioze të policisë për të nxjerrë njeriun nga avioni, i cili bëri ulje emergjente pak pasi u ngrit nga zona e Pakoimës.

Një video e bërë virale në rrjet, tregon momente dramatike nga një aksion emergjent i policisë në Los Anxhelos (Kaliforni, SHBA-ja jugore ) të dielën. Ata arrijnë të nxjerrin një pilot të bllokuar në kabinën e dëmtuar të avionit të vogël, pas një ule emergjente që bëri mbi shinat e trenit.

Videoja tregon se ndërhyrja e shpejtë e policisë ishte vendimtare për shpëtimin e jetës së pilotit pasi brenda pak sekondash avioni i dëmtuar u godit nga treni.

“Aeroplani nuk arriti të ngrihej dhe u detyrua të bënte një ulje emergjente , duke përfunduar në një kryqëzim të ngarkuar,” tha Leuis Jimenez, një kompozitor 21-vjeçar që xhiroi videon.

“Disa sekonda para se treni të godiste aeroplanin, policia shpëtoi pilotin”, shtoi ai.

Sipas mediave lokale, piloti, i cili mori trajtim mjekësor për gërvishtje dhe mavijosje, është në gjendje të qëndrueshme. Nuk raportohet për të lënduar në tren.

Drejtoria e Përgjithshme e Policisë së qytetit vlerësoi “heroizmin” dhe “aksionin e shpejtë” të cilët “i shpëtuan jetën” pilotit.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: