OSLO-Një avion i kompanisë letoneze të fluturimeve “AirBaltic” me 109 persona në bord, në fluturim nga Norvegjia drejt Kretës, nuk arriti të ngrihej nga toka pasi ekuipazhi i tij rezultoi pozitiv në një test alkooli, njoftoi gazeta britanike “Mirror”.

“Policia mbërriti në aeroportin e Oslos pas një sinjalizimi sipas të cilit anëtarët e ekuipazhit ishin shumë në qejf para fluturimit”,-shkruan gazeta.

“Rezultatet e testit ishin me të vërtetë të habitshme. Katër stjuardët dhe dy pilotët kishin në gjak një nivel më shumë se 0,2 për qind alkool. Fluturimi u pezullua dhe kompania letoneze u detyrua të riprogramojë nisjen e pasagjerëve”, – shkruan “Mirror”.
(er.nu/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: