JAPONI– Një avion i Marinës amerikane me 11 pasagjerë në bord është rrëzuar në brigjet e Japonisë. Aeroplani ishte nisur drejt aeroplanmbajtësit ‘USS Ronald Reagan’ në Detin e Filipineve. Për momentin nuk ka detaje për fatin e 11 pjesëtarëve të ekuipazhit.

Ende nuk dihen shkaqet e rrëzimit të avionit, ndërsa emrat e pjesëtarëve që ishin në avion nuk bëhen të ditur, por familjarët e tyre janë njoftuar për ngjarjen njoftoi marina amerikane, raporton BBC.

Anijet ushtarake amerikane kanë qenë të përfshira në një numër të lartë aksidentesh në muajt e fundit në Azinë Lindore. Marina amerikane humbi 10 persona në gusht, kur një aeroplanmbajtëse u përplas me një cisternë pranë Singaporit.

(d.d/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb