Sot në aeroportin Mitiga në kryeqytetin Tripoli të Libisë rifilluan fluturimet e pezulluara 5 muaj më parë për shkak të koronavirusit të ri (COVID-19).

Drejtori i aeroportit Mitiga, Lufti Al-Tabib, në një deklaratë për AA tha se avioni i pasagjerëve të Libyan Airlines u ngrit sot në fluturim nga aeroporti drejt Stambollit.

Pas disa orësh do të ngrihet në fluturim edhe një avion pasagjerësh i kompanisë tjetër Afriqiyah Airways të Libisë, tha Tabib, duke njoftuar se edhe destinacioni i avionit të dytë do të jetë Stambolli.

Fluturimet nga Tripoli do të kryhen në mënyrë të rregullt, tha Tabib, duke shtuar se në aeroportin Mitiga janë marrë masat në standarte ndërkombëtare për shkak të COVID-19.

Qeveria e Libisë, me qëllim parandalimin e përhapjes së COVID-19 në vend, më 15 mars mori vendimin për mbylljen e kufijve tokësorë dhe ajrorë.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb