Zbardhen detaje të reja në lidhje me aksidentin ajror të ndodhur sot në Kolumbi. Mësohet se mes personave që kanë humbur jetën gjatë rrëzimit të avionit, ku udhëtonte dhe ekipi ‘Chapecoense’ është edhe emri i ish-futbollistit të Atletico Madridit dhe Majorkës, Kleber Santana.

Bëhet e ditur se Santana ka fluturuar së bashku me ekipin dhe ka qenë pjesë e kryesisë së klubit.

Nga ky aksident vetëm 5 persona mbijetuan, përkatësisht futbollisti Alan Ruschel, Danilo dhe Jakson Follmann, si dhe masazhisti i ekipit të futbollit. Ndërkohë identiteti i personit tjeter që shpëtoi nuk dihet ende. Avioni me 81 pasagjerë u rrëzua gjatë mesnatës në një zonë malore në Medellin të Kolumbisë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: