Komiteti Hetues i Rusisë, i cili po heton për aksidentin konfirmon se 10 njerëz u vranë dhe se një çështje penale është hapur për aksidentin, por nuk përmendet Yevgeny Prigozhin.
“Për faktin e një aksidenti ajror në rajonin Tver. Departamenti Kryesor i Hetimit i Komitetit Hetimor të Federatës Ruse hapi një çështje penale për shkak të një krimi sipas nenit 263 të Kodit Penal.
Kjo është shkelje e rregullave të sigurisë në komunikacion dhe funksionimit të transportit ajror.
Një Jet privat, rrugës nga Moska në Shën Petersburg, u rrëzua në rajonin Tver. Sipas të dhënave paraprake, 10 persona në bord kanë humbur jetën.”
“Në vendngjarje është nisur grupi hetimor, do të caktohen të gjitha ekspertizat e nevojshme mjeko-ligjore dhe do të kryhen një sërë veprimesh hetimore për zbardhjen e shkaqeve të rrëzimit të avionit”.