Një aeroplan me më shumë se 100 pasagjerë u shpërtheu në flakë gjatë tentativës së dështuar për tu ulur në aeroportin e Majamit, pasi pajisjet e uljes nuk funksionuan.

Avioni u përplas me një ndërtesë të vogël dhe një kullë komunikimi ndërsa rrëshqiste përgjatë asfaltit përpara se të shpërthente në flakë.

Mediat e juaja bëjnë me dije se tre persona janë dërguar me urgjencë në spital pas aksidentit. Avioni mbante 126 pasagjerë dhe 11 anëtarë të ekuipazhit.

Administrata Federale e Aviacionit tha se pajisjet e uljes së avionit nuk arritën që të hapeshin pas një defekti.

Avioni ishte në pronësi të Red Air, një linjë ajrore e themeluar vetëm vitin e kaluar në Republikën Domenikane.

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: