RUSI

Superxheti-100 Sukhoi, avioni i cili të dielën mori flakë aksidentalisht me 41 persona në Moskë u evakua në ’55 sekonda’. Ai që e sqaroi rastin ishte Maksim Fetisov, zëri i kompanisë ruse “Aeroflot’, të cilit i përkiste avioni i katastrofës në aeroportin e Sheremetyevo. Evakuimi, sipas burimeve, u ngadalësua nga disa pasagjerë të cilët tentuan të rikopekurojnë valixhet e tyre.

Stuardesja e udhëtimit Tatiana Kasatkina ka zbuluar disa detaje nga evakuimi i pasagjerëve. Historia e saj u publikua nga mediat ruse. Sipas Kasatkina, pasagjerët ulërisnin duke kërkuar për të afërmit, ndërsa ulërisnin që avioni ishte në flakë dhe po binte. Njerëzit filluan të ngriheshin nga sediljet duke iu drejtuar daljes, ndërkohë që avioni lëvizte me shpejtësi të lartë.

Asistentja
Asistentja

“Pasagjerët shtyheshin”-është shprehur Kasatkina. Asistentja ka deklaruar se një vetëtime goditi avionin, dhe më  pas u ndienë disa probleme në komunikacion.

Nuk kishte flakë brenda avionit, por dritaret filluan të shkriheshin përpara se mjeti të ndalonte.Duke gjykuar nga një video e shpërndarë, gjatë uljes së emergjencës, ISSJ-100 u hodh disa herë në pistë dhe më pas mori flakë. Bishti ishte komplet i djegur.

Piloti: Vetëtima detyroi një ulje tragjike.

Avioni Ne Flake
Avioni Ne Flake

Ishte një vetëtime ajo që detyroi uljen tragjike të avionit. Një gjë të tillë e deklaroi komandanti Denis Evdokimov, i pytetur nga e përditshmja Komsomolskaya Pravda.

“ Si pasojë e vetëtimës, kemi humbur kontaktin e radios dhe avioni filloi të drejtonte manualisht”,- është shprehur Evdokimov.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb