TIRANE-Avioni i rrëzuar në Ishëm, që drejtohej nga piloti italian Guido Guidit ka shkaktuar përplasje qëndrimesh mes Prokurorisë dhe Ushtrisë. ‘News24’ dhe ‘BalkanWeb’ mësojnë se organi i akuzës ka kërkuar lëvizjen e avionit të rrëzuar në afërsi të fshatit Gotull. Në pretendimet e tij Shtabi i FA-ve pohon se avioni, i cili dyshohet se përdorej për transport të lëndëve narkotike, nuk mund të lëviz, pasi mungon personeli teknik për çmontimin e tij.

Sakaq, Ushtria thekson ndër të tjera se lëvizja e avionit mund të bëhet vetëm me kamion Iveco dhe vetëm kur moti të jetë i mirë. “Duhet të çmontohen krahët dhe bishti i avionit”, shprehet në qëndrimin e saj Shtabi i FA-ve.

Avioni ‘Piper Pa-32 Saratoga’ që ngeci në grykëderdhjen e Ishmit rreth 3 muaj më parë drejtohej nga piloti italian Guido Andrea Guidi, i cili sipas burimeve të pakonfirmuara thuhet se kishte pranuar një kontratë prej 20 mijë euro për të transportuar 200 kg marijuanë.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb