Anulohet fluturimi i ‘Albawings’. Avioni i linjës që do të nisej për në Firenze në orën 7:30 është anuluar për shkak të një defekti teknik. Mësohet se avioni ka pasur defekt me rrotat dhe ky problem është vënë re kur pasagjerët kishin hipur në bord dhe avioni do nisej.

Për shkak të defektit pasagjerët janë detyruar të zbresin nga avioni. Aktualisht ende nuk është nisur dhe nga kompania nuk ka ndonjë njoftim se kur do të bëhet gati për fluturim.

Kjo nuk është hera e parë që ndodhin ngjarje të tilla. “BalkanWeb” sjell pamjet e incidentit dhe reagimin e pasagjerëve pas njoftimit se duhet të zbrisnin nga avioni.

(m.k/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb