Tragjik rezultoi aksidenti në Rusi, ku një avion ushtarak u rrëzua në një bllok pallatesh, duke shkaktuar vdekjen e 13 personave. Ngjarja ndodhi në Yeysk, në jug të Rusisë.

Kjo është bërë e ditur nga Ministria e Situatave të Emergjencave, siç raportojnë mediat lokale, duke saktësuar se “shpëtuesit kanë përfunduar gërmimin në rrënoja”. Në mesin e viktimave janë edhe tre fëmijë.

Po ashtu raportohet se 19 persona të tjerë u plagosën. Ndërkohë, pilotët arritën që të shpëtonin, duke u hedhur para shpërthimit me parashutë.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: