Vendimit të marrë dje nga Këshilli i Përgjithshëm i Avokatisë së Shqipërisë për “bojkot total pa afat të të gjitha proceseve gjyqësore dhe bojkot masave të sigurimit me afat 10 ditor, i janë bashkuar të gjithë avokatët e Beratit, të cilët që prej orës 08:00 të mëngjesit të sotëm kanë bojkotuar të gjitha seancat gjyqësore.

Bojkoti i të gjitha seancave gjyqësore nga ana e avokatëve të Beratit do të jetë pa afat,ndërkohë që do të bojkotohen me një afat 10-ditor edhe të gjitha masat e sigurisë. Bojkoti erdhi pas vendimit për ndryshimin e hartës së re gjyqësore, nga e cila do të shkrihen disa gjykata në qytete të ndryshme, një prej të cilave edhe si edhe Gjykata e Apelit Vlorë,që mbulon jugun e vendit,e cila mendohet të transferohet në Tiranë.

Kryetari i Dhomës së Avokatëve të Beratit, Plarent Lapardhaja ka deklaruar se,vendimi për ndryshimin e hartës së re gjyqësore penalizon jo vetëm avokatët por edhe qytetarët. Lapardhaja ka deklaruar se ky bojkot do të vazhdojë pa afat deri në përmbushjen e kërkesave të tyre dhe se avokatët e Beratit do ti bashkohen çdo vendimi që do të merret nga Dhoma e Avokatisë së Shqipërisë.

Edhe avokati Qazim Goxhaj ka deklaruar se,vetëm bojkoti mund të ndryshojë këto vendime qesharake në dëm të avokatëve.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: