Ka rinisur seanca për vlerësimin e masë së sigurisë ndaj kryebashkiakut Erion Veliaj, bashkëshortes së tij Ajola Xoxa dhe 5 biznesmenëve.
Seanca u ndërpre rreth orës 09:30, pasi avokatët e kryebashkiakut kërkuan kohë të njihen me dosjen.
Veliaj akuzohet për disa vepra penale. Ai dyshohet për “korrupsion” dhe “pastrim parash”.
Mësohet se Veliaj dhe bashkëshortja e tij Ajola Xoxa akuzohen për korrupsion pasiv në nëntë raste. Xoxa është nën akuzë për fshehje pasurie dhe pastrim parash.
Ndërsa, pesë biznesmenët e lënë në detyrim paraqitje Gentian Sula, Meriman Palushi, Fatmir Bektashi, Sokol Kryeziu dhe Shkëlqim Fusha, SPAK i akuzon për veprën penale “Detyrim për t’u paraqitur në policinë gjyqësore”, parashikuar nga neni 234 i Kodit të Procedurës Penale.