TIRANE- Avokatët e deputetit Mark Frroku kanë depozituar sot një kërkesë në Gjykatën Kushtetuese për vlefshmërinë e mandatit të tij.

Avokatët kërkojnë që deputeti të marrë pjesë në seancat e Kuvendit dhe për këtë iu drejtuan Gjykatës Kushtetuese.

Pretendimet e tyre që Frroku të marrë pjesë në seancat e Kuvendit avokatët mbrojtës e bazojnë në faktin se pavarësisht se deputeti ndodhet pa hekurave, nuk ka asnjë vendim për ndalimin e pjesëmarrjes në Kuvend.

Drejtësia belge e akuzon Frrokun për vrasjen e shqiptarit Aleksandër Kurti në vitin 1999, në Bruksel si dhe shfrytëzim prostitucioni. Ndërsa autoritetet shqiptare, veç inskenimit të atentatit me deputetin Doshi, kanë depozituar kallëzim penal ndaj deputetit edhe për 4 vepra të tjera penale të “Refuzim për deklarim pasurie”, “Deklarim i rremë pasurie”, “Fshehje pasurie” si dhe “Pastrim i produkteve të veprës penale”. Burime nga Prokuroria bëjnë të ditur se bëhet fjalë për një pasuri prej rreth 3 milionë dollarësh e deputetit Frroku, e përbërë nga para cash si dhe pasuri e patundshme apo edhe biznese.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: