TIRANE- Gjykata e Tiranës ka shtyrë sërish seancë për ish-deputetin Mark Frroku. Avokatët e tij kërkuar më shumë kohë për të bërë mbrojtjen.

Pasi pranoi kërkesën e avokatëve të Mark Frrokut, Gjykata vendosi që seanca të shtyhet për në datën 20 prill.

Më herët, në 16 mars Prokuroria e Tiranës ka dhënë pretencën për ish-deputetin Mark Frroku të akuzuar për vrasjen e Aleksandër Kurtit në Belgjikë në vitin 1999. Prokuroria ka kërkuar 25 vite burg, si dhe 10 vite heqje të së drejtës për funksione publike.

Për veprën penale të vrasjes, Prokuroria iu referua dëshmive anonime të mbledhura në vendngjarje nga dëshmitarët. Organi i akuzës ka kërkuar 17 vjet burg për “vrasje me paramendim në bashkëpunim”; 15 vjet burg për “pastrim parash”, 4 vjet për “fshehje pasurie” dhe 3 vite burg për “ndërtim të paligjshëm me qëllime përfitimi”. Por në përfundim, në total, organi i akuzës ka kërkuar 25 vite burg.

Ndërkohë Prokuroria e Krimeve të Rënda ka rihapur një hetim të ri pasuror për Mark Frrokun, familjarët e tij dhe për personat e bashkëlidhur me të, në kuadër të ligjit të antimafias.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: