Ministri Ahmetaj u pyet nga gazetari Sokol Balla në “Real Story” në News 24 se si kishte mundësi që gjykatësit e mbyllur në shtëpi do paguhen kurse avokatët jo.

Në përgjigjen e tij, minstri sqaroi se këta të fundit janë të lirë të ushtrojnë profesionin e tyre, ndërsa renditi edhe një sërë biznesesh të tjera që mund të ushtrojnë aktivitetin përtej 8 orarshit të vendosur nga qeveria.

“Jam shumë i kujdesshëm me fjalët që zgjedh, ky është një moment i vështirë dhe qeveria në ngarkesë, emocion, njerzillëk e monitoron situatën përditë…jam i bindur që ne do ta rimarrim shpejtësinë ekonomike që humbëm nga COVID 19. Sot është momenti të shpëtojmë jetë njerëzish dhe të sigurojmë mbështetje për njerëzit në nevojë, ti më kujton avokatin. Unë kam respekt për të, por avokati ka mundësi të punojë se sipërmarrja ka filluar punën”,- tha ministri.

Ahmetaj shtoi gjithashtu se: “Bujqësia është e lirë të punojë nga mëngjesi në darkë, kemi ndërtimin, le të rrinë të hapur me tre turne nëse mund të punojë, fasonët, call center JANË të hapur..mund te punojne dhe me tre turne po te duan, kompanitë e shërbimit po ashtu me makina të loguara të kompanive dhe leje përkatëse”,- tha ai.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: