Pavarësisht kohës që kalon, vdekja e Diego Maradonas vijon të ngjallë diskutime të mëdha. Së fundmi, Avokati dhe përfaqësuesi i legjendës në kohën e vdekjes, Matias Morla shprehet se është i bindur që Maradonën e kanë vrarë mjekët. Morla është gati të shkojë në gjyq publik me akuzë të qartë ndaj tetë profesionistëve të mjekësise, mes tyre, neurokirurgut Leopoldo Luque dhe psikiatres Agustina Cosachov.

“Ata e vranë Diegon. Mendoj se do të ketë dënime. Ai vdiq për shkak të përkujdesjes së keqe mjekësore dhe për këtë akuzohen mjekët. Me motrat e Diegos flas çdo ditë. Me vajzat komunikoj nëpërmjet një ndërmjetësi, nuk e di nëse u mbërrijnë mesazhet, sepse këtu nëse do të flasësh me dikë janë 30 sekretare dhe 42 avokatë. Por jam në një fazë paqeje” – mësohet të ketë thënë avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb