TIRANË

Ankimimi i vendimit të gjykatës së shkallës së parë kundër krimit dhe korrupsioni që çonte nën hetim anëtarin e KLGJ, Alban Toro u përpilua në zyrën e bashkëshortes së tij gjyqtare.

Ky është pretendimi i Shoqatës së Avokatëve Antikorrupsion, e cila i është drejtuar me një memo SPAK dhe i ka kërkuar caktimin e një prokurori për të hetuar këtë çështje.

Kryetari i shoqatës Ndue Pjetra thotë se për këtë fakt ka vënë në dijeni edhe KPA-në si edhe komisionerin i cili ka bërë ankimin për gjyqtaren e Apelit Tiranë, Elona Toro.

Bashkëshorti i saj Alban Toro, tashmë anëtar i Këshillit të Lartë Gjyqësor është nën hetim nga SPAK për falsifikim dokumentesh. Dyshohet se Toro ka paraqitur dokumente të paverteta për t’u bërë pjesë e KLGJ-së.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb