Avokati Alban Duraj, i ftuar në emisionin “Koha për t’u zgjuar” në News24, ka analizuar situatën e kompanive telefonike në Shqipëri, duke theksuar problematikat kryesore që prekin konsumatorët.

Sipas tij, një nga çështjet më shqetësuese është momenti i përfundimit të kontratës, ku shpesh kompanitë tregojnë indiferencë ndaj qytetarëve, qoftë në ofrimin e shërbimeve apo në politikat e çmimeve. Ai theksoi se Autoriteti i Konkurrencës ka një rol kyç në mbikëqyrjen e tregut dhe ka ndërhyrë në raste të abuzimit me masat e tij.

Duraj kujtoi gjithashtu se historiku ka treguar raste të marrëveshjeve të fshehta mes operatorëve, të cilat kanë çuar në oferta të njëjta dhe sjellje të dyshimta në treg.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb