Propozimi i presidentit Donald Trump për t’i dhënë fund programit të Lotarisë Amerikane ka lënë në ankth mijëra të interesuar që dëshirojnë të jetojnë në “tokën e premtuar”. Në një intervistë ekskluzive për “Gazeta Shqiptare”, avokati amerikan i emigracionit, Kieran Andrew Both sqaron opinionin publik duke theksuar se mbyllja e lotarisë është diçka e pamundur. Sipas tij, kreu i Shtëpisë së Bardhë mund të thotë shumë gjëra, por në Shtetet e Bashkuara është ligji ai që vendos.

Më tej, avokati tregon se në bazë të statistikave, brenda 5 vitesh mbi 10 mijë shqiptarë kanë fituar të drejtën për të jetuar në Amerikë, falë aplikimeve në këtë program. Ndërkohë, Both nënvizon se arsimi i mesëm apo përvoja e punës janë dy nga kriteret bazë për t’u shpallur fitues e paralajmëron të interesuarit që të kenë kujdes gjatë aplikimit në disa pika të caktuara.

Avokati Andrew Kieran Both
Avokati Andrew Kieran Both

A do t’i jepet fund programit të Lotarisë Amerikane pas propozimit të presidentit Donald Trump?
Presidenti Donald Trump mund të thotë shumë gjëra. Propozimi i presidentit ka shkuar për t’u shqyrtuar nga Kongresi, por në Amerikë është ligji ai që vendos. Është e pamundur që programi i Lotarisë Amerikane të shkojë drejt mbylljes.

Çfarë është programi i Lotarisë Amerikane?
Programi i Vizave të Diversitetit ose DV u themelua nga Kongresi i Shteteve të Bashkuara në 1990 dhe cakton 50,000 viza të përhershme për individë nga vendet me norma të ulëta të emigracionit në Shtetet e Bashkuara. Çdo vit, vendet e përzgjedhura identifikohen nga Departamenti i Sigurisë Kombëtare dhe Departamenti i Shtetit, bazuar në një analizë të numrit të njerëzve nga çdo shtet i huaj, që kanë marrë statusin e rezidentit të përhershëm në Shtetet e Bashkuara gjatë pesë viteve të fundit. Në 2015-ën, që është dhe viti i fundit ku janë të disponueshme statistikat, afro 14.5 milionë njerëz nga e gjithë bota aplikuan për 50.000 vizat e vëna në dispozicion.

Sa është numri i shqiptarëve që kanë fituar lotarinë këto vitet e fundit?
Bazuar në statistikat më të fundit për fituesit shqiptarë të Lotarisë Amerikane rezulton se në vitin 2011 ka pasur 1469 fitues, në 2012 kanë fituar 1508 shqiptarë, në 2013 ka pasur 1520 fitues. Ndërkohë në vitin 2014 numri i fituesve pothuajse është dyfishuar duke arritur shifrën 3289, kjo edhe se numri i kërkesave ka qenë i lartë. Ndërsa në vitin 2015 plot 2946 shqiptarë kanë fituar Lotarinë Amerikane. Në 2015-ën kemi pasur plot 198, 625 aplikime nga vendi juaj për këtë program. Pra, brenda 5 vitesh, mbi 10 mijë shqiptarë kanë fituar të drejtën për të jetuar në Amerikë nga ky program.

Intervistën ep lotë e gjeni sot në Gsh.al duke klikuar në linkun http://www.gsh.al/2017/11/04/intervista-ekskluzivekieran-e-pamundur-ti-jepet-fund-lotarise-amerikane-trump-mund-te-thote-shume-gjera-por-ligji-vendos/

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb