Avokati i infermieres së arrestuar Rukije Hoxhaj ka deklaruar në seancë se klientja e saj nuk ka asnjë komunikim me sanitaren Tire Alldervishi, raporton gazetarja Klodiana Lala për BalkanWeb.

Sipas avokatit, përgjegjësia penale është individuale dhe emri i Rukije Hoxhajt vetëm përmendet tangent nga persona të tjerë.

Po ashtu ai zbulon se vetë Rukije Hoxhaj është e shokuar, dhe nuk pajtohet me veprat e Tire Alldervishit.

‘’Përgjegjësia penale është individuale. Prokurori duhet të kishte theksuar se cili është rreziku i ikjes dhe për këtë arsye urdhrat e ndalimit janë të paligjshme. Rukije Hoxhaj nuk ka asnjë komunikim me Tire Alldervishin, por përmendet tangent nga persona të tjerë. Për këtë arsye klientja ime s’ka kryer asnjë vepër penale. Rukija nuk ka asnjë komunikim me askënd dhe nuk mund t’i atribuohet klientes time kjo gjë. Rukija na e ka mohuar edhe neve që nuk ka asnjë bisedë me Tiren, ajo është nënë e 3 vajzave. Rukija është shprehur që unë nuk pajtohem me Tiren. Ajo është ne një gjende te shokuar. Unë e konsideroj të paligjshem urdhrin e ndalimit, unë kërkoj të hetohet e lirë. Thanë që telefonat nuk lejohen pse nuk janë të proceduar drejtuesit e spitalit.’’- tha avokati.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb