LUSHNJE- Inspektoriati Kombëtar i Mbrojtjes së Territorit ka nisur një aksion për prishjen e ndërtimeve pa leje përgjatë aksit rrugor Lushnje-Rrogozhinë, por është përballur me kundërshtimin e banorëve.
Gjatë aksionit në fshatin Grabian, IKMTja është përballur sërish me reagimin e ashpër të banorëve, ndërkohë që këta të fundit kanë debatuar edhe me policinë.
Në vendin e ngjarjes kanë mbërritur efektivë të Fierit e FNSH-së.

Banorët kërkojnë të dëshpërblehen e më pas IKMT-ja të prishë godinat e tyre.

Avokati i Popullit, Igli Totozani ka rastisur gjatë përplasjes së banorëve me IKMT. Pasi ka dëgjuar ankesat e tyre, mësohet se Totozani ka nisur një hetim administrativ, nëse ndërhyrja është e ligjshme, apo jo.

(ma.ar/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: