Deputeti i PD Agron Gjekmarkaj deklaron se Avokati i ri i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës, duke nxjerrë dhe një emër nga lista e kandidatëve që sipas tij i përmbush kushtet.

Gjekmarkaj shkruan se Basha dhe pasuesit e tij të pakët nuk kanë tagër për ta caktuar atë dhe se deputetët e PD s’kanë arsye të bëhen pis për asgjë.

“Avokati i Popullit nuk duhet të jetë një pinjoll i diktaturës! Basha dhe pasuesit e tij të paket nuk kanë tagër për ta caktuar atë. Deputetët e PD s’kanë arsye të bëhen pis për asgjë. Dorian Gjonmarkaj i mirë shkolluar në perëndim dhe familje historike i përmbush kushtet”, deklaron Gjekmarkaj.

Gjeku Tw
Gjeku Tw

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb