TIRANE

Avokati i Donald Trump, Rudy Giuliani ka qenë protagonist i një prej skenave më të sikletshme të filmit të ri “Borat” të aktorit Sacha Baron Cohen.

“Rudy Giuliani ka qenë protagonist i një prej skenave më të sikletshme të filmit të ri “Borat” të aktorit Sacha Baron Cohen.

“The Guardian” publikon se Giuliani është intervistuar në film nga “vajza” e Boratit, Tutar, e cila i është prezantuar si gazetare. Më pas, ajo e ka çuar avokatin e Donald Trump në një dhomë hoteli, ku Giuliani shihet duke u shtrirë në krevat dhe duke futur dorën poshtë pantallonave.

Në këtë moment, hyn në dhomë personazhi Borat duke bërtitur: “Ajo është 15 vjeçe.  Giuliani është shprehur më parë për këtë incident se ka njoftuar policinë.

“Hyri dikush i çmendur në dhomë, me një kostum rozë si transgjinor. Nuk e njoha që ishte Cohen dhe njoftova policinë kur ai u largua me shpejtësi. Më pas, kur e kuptova që ishte aktori i njohur, u ndjeva mirë me veten që nuk ma punoi siç ka bërë me shumë njerëz të tjerë”, thonte Giuliani.

  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri
  • foto galeri

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb