Avokati Idajet Beqiri i njohur për publikun si një prej pjestarëve të emsionit “Me Zemër të Hapur” në News 24, i ftuar sot në studion e emisionit “Me Zemër të Hapur me moderatoren Nisida Tufa në News 24 tregoi ditët e vështira të përballjes me Covid 19.

Ai thotë se ka qënë në një sallë gjyqi kur i kanë nisur shenjat e forta të Covid. Ai tregon se nuk ka mbshej dot me frymë, nuk qëndronte dot në këmbë dhe se zëri i iku.

Si u ndjetë, si u përballët me virusin?

Idajet Beqiri: Megjithëse pandeminë e kemi të përditshme, u bë kohë me të, por njeriu nuk e beson se një ditë mund të përballej me të. Kudo më shkonte mendja po që do më kapte mua nuk më shkonte kurrë mendja.

Si nisën shenjat?

Idajet Beqiri: Isha në një gjyq të bujshëm në datë 2. Dy ditë para se të shkoja në gjyq, kisha një lloj plogështie, një kollë të lehtë, ai vija fajin kondicionerit në fakt. Kisha edhe djersë. Në datë 2 pastaj kur po flisja në gjyq dhe po paraqisja provat e pashë që po më binin forcat edhe pengesë në frymëmarrje pata, zëri filloi të më ikë, një lloj debulese e përgjithshme, mezi e shtyva atë ditë. S’po mbushesha dot me frymë, lutesha për pak ajër. Fajin ia vija kondicionerit prapë. Unë ruhesha mirë në fakt, përdorja maskë çdo ditë, por duke qënë në sallat e gjyqit, ambienti është i vogël, ka disa palë në gjyq. Në një sallë kemi qënë mbi 80 veta në një rast. Plus shkojmë nëpër burgje dhe nuk e di ku infektohesh.

Atë ditë ju bëtë tamponin pas gjyqit?

Idajet Beqiri: Jo, shkova në shtëpi. Isha në gjendje shumë të rëndë edhe nga frymëmarrja. Nuk mendoja që kisha këtë virus, thoshja do më kalojë. Pasi mu rëndua situata vajta në spital privat.

Po pse?

Idajet Beqiri: Nuk ma mori mendja që kisha Covid. Kisha bllokim të tmerrshëm të frymëmarrjes, nuk kollitesha dot, një helm i vërtetë në gjithë gojën e fytin. Humba shijen po ashtu. Ditët e para temperatura më shkoi 40 apo 41 vija. Merrja ndonjë paracetamol vetë dmth. Kur vajta te mjeku, doktor Jorgji thotë në situatën që të kam parë dmth, thotë: Erdhe në një situatë që më trembe mua.

Doli pozitiv tamponi?

Idajet Beqiri: Jo, bëra skaner direkt dhe mjeku e kuptoi, tha goditja duket fatale.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb