TIRANË

Avokati Jordan Daci mendon që diskutimet për reformën në drejtësi duhet të jenë konstruktive. I ftuar në “Real Story” në News24, Daci tha se ka njerëz që duan ta anulojnë fare reformën në drejtësi dhe të delegjtimohet vettingu. Sipas tij, reforma duhet të largohet nga ndikimi politik dhe duhet një ekuilibër i ri.

“Shqetësimi i opozitës ka qenë që po privatizohet reforma nga maxhoranca. Diskutime për reformën duhet të ketë por duhet të jenë konstruktive. Ajo që kam dëgjuar këto ditë është zhbërja e reformës, ka njerëz që duan ta anulojnë fare.
Ka njerëz që procesi i vettingut të delegjitimohet dhe të kthehet në pikën 0. Padyshim që ka pasur dhe raste të padrejta siç ka dhe të drejta. Unë nuk hyj te përkrahësit qorrazi të asgjëje por diskutimet duhet të jenë konstruktive. Unë jam viktimë e uzurpimit të reformës nga PS. Por ka nevojë që reforma të largohet nga ndikimi politik. Shqipëria ka paguar kosto për balanca politike.
Ka ardhur koha për një analizë se ku jemi me reformën.
Gjykata Kushtetuese po mbahet peng nga maxhoranca. Nuk e kuptoj se çfarë e pengon KED të vazhdojë me kandidaturat që kanë ngelur. Nuk e kuptoj se çfarë e pengon KLGJ të mos vazhdojë me plotësimin e Gjykatës së Lartë. Ky parlament që është sot nuk ka legjitimitet për të bërë ndryshime në reformën në drejtësi. Është i drejtuar nga maxhoranca aktuale dhe nëse do ishin ndryshime të drejta do paragjykohej.
Qasja ndaj reformës është qasje komplekse që lidhet me përgjegjshmërinë dhe që lidhet me hapat e marra në këtë periudhë nga maxhoranca dhe me kuvendin që miraton çdo gjë. Unë jam kundër ndryshimeve në kodin penal. Në qoftë se Kushtetuta shkelet për Kodin do marrim edhe ndryshimet e tjera. Nuk jam për standarde të dyfishta. Ka nevojë për reflektim kombëtar për reformën. Duhet një ekuilibër i ri politik”, deklaroi Daci.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb