Avokati Spartak Ngjela përmes një statusi në Facebook shprehet se politikanët shqiptarë po përpiqen të pengojnë hapjen e negociatave të Shqipërisë me BE. Sipas tij, Berisha, Rama por edhe Basha bëjnë përpjekje që negociatat të mos hapen.

STATUSI I PLOTE
Hapja e negociatave të Shqipërisë me Bashkimin Europian, e ka shqetësuar të gjithë korrupsionin kryeministror shqiptar.

Të gjithë sipas mënyrës së vet, shkojnë e vinë nga Europa Perëndimore, se duan të shtyjnë negociatat, por e kanë të kotë.

I.
Saliu vjen vërdallë me mpakje të vazhdueshme trupore se është i kapur dhe është në ankth. Basha sorrollatët nëpër vendet e Bashkimit Europian si i “merakosur” për gjendjen kriminale dhe të korruptuar të qeverisë shqiptare, gjë që, sipas tij, nuk mund ta lejojë Shqipërinë që të hapë negociatat. Rama shkon deri në Francë me gjithë Vuçiçin e Serbisë që të bindë presidentin francez që Franca të votojë kundër Shqipërisë, por me një takt kaq të trashë, se francezët kishin qeshur me këtë kaqol që është në hall.

Kurse politika e lartë perendimore po qesh me të tre këta; sepse ua di hallin. Janë të tre të korruptuar dhe i kap rëndshëm Reforma në Drejtësi. Ky është halli i tyre, dhe prandaj që duan t’a shtyjnë hapjen e negociatave.

Edhe amerikanët, por edhe gjermanët po qeshin ndërkohë e po tallen me këta fakirë që kanë vjedhur shqiptarët, por nuk kanë ditur të fashehin gjënë e vjedhur.

Le t’i bien këmbës që të tre këta, dhe të tridhjetë ata të tjerët që vijnë pas tyre me merakun e gjësë së vjedhur. Dhe, kot lodheni, o të mjerë, negociatat do të çelen në 28 qershor, sepse nëse nuk çelën këto negociata, në Shqipëri do të vijojë të sundojë krimi. Kurse ju, pas hapjes se negociatave do ta dorëzoni patjetër gjënë e vjedhur.

ll.
Po këta vjedhësit tanë të korrupsioneve kryeministrorë, janë kaq të mangët nga intelekti, se nuk e kuptojnë dot që politika e lartë amërikane dhe gjermane, e strukturoi Reformën shqiptare në Drejtësi pikërisht se e dinte që këtë Reformë do të vinte e ta implementonte pikërisht kjo politikë ndërkombëtare, pas hapjes së negociatave.
Kjo është arsyeja që negociatat janë të hapura që tani; dhe kjo është arsyeja që vota e vendeve anëtarë të Bashkimit Europian do të jetë e plotë, sepse nuk votohet gjendja aktuale e Shqipërisë së korruptuar, por votohet gjendja e Shqipërisë si reformë, dhe këtë reformë, pas çeljes së negociatave, sigurisht që do ta drejtojë politika amerikane dhe politika gjermane.

E pra, kundër kësaj politike do të votoje anëtarësia e bashkimit Eurropian? Kjo nuk mund të ndodhë; kurse vijimi i Reformës sigurisht që është qëllimi kryesor i çeljes së negociatave. Politika amerikane dhe ajo gjermane që po e drejton drejtpërsëdrejti këtë reformë, kanë marrë kushtetutën shqiptare; prandaj, ku e gjejnë arsyen për të pasur shpresë të korruptuarit e Shqipërisë?

lll.
Menjëherë pas çeljes së negociatave, në Shqipëri do të mberrijnë ekipet që do të vijojnë të implementojnë Reformën në Drejtësi: do të organizojnë Byronë Kombëtare të Hetimit, do të ngrenë SPAK-un, domethënë do të zgjedhin KLP –në dhe KLGJ-në dhe menjëherë edhe Prokiurorinë e Posaçme dhe Gjykatën e Posaçme, që të dyja me gjyqtarë dhe prokurorë të zgjedhur rishtas me kast për këto struktura të reja.
Menjehërë pas tyre, do të vijojë procesi i akuzave dhe i shkarkimeve të të gjithë të korruptuarëve që janë aktualisht në pushtet; dhe Shqipëria sigurisht që do të hyjë ne një etapë të re.
Do të fillojnë investimet e Bashkimit Europian në të gjitha sektorët e jetës ekonomike në Shqipëri, sepse derdhja e kësaj paraje vjen e reformon tregun dhe vetë strukturën shtetërore shqiptare, brenda parametrave demokratikë dhe ekonomikë të bashkimit Eurpoian. Dhe është pikërisht kjo inisiativë që e bën të domosdoshëm faktin që gjithçka do të drejtohet nga vetë ndërkombëtarët.
Pse, kot e bënë gjithë atë reformë perëndimorët në Shqipëri? Ja, pikërisht për këtë e kanë bërë.
Tani, sigurisht që po pritet ardhja e tyre për implementimin e kësaj reforme, e cila do të shrrënjosë të gjithë korruopsionin kryeministror në Shqipëri; të vjetër dhe të ri njëherësh.
(m.a/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: