Avokati i njohur Dedë Guri rrëfen kalvarin e gjatë të përballjes së pabarabartë me gjyqtaren e Gjykatës Administrative në Tiranë, Enerjeta Shehaj dhe bashkëshortin e saj prokuror, Erjon Shehaj. Vërdallosje dy vjeçare në dyer gjykatash e prokurorish, takime nëpër skuta e lokale dhe çifti Shehaj që ndikojnë drejtësinë duke shfrytëzuar pozitën e tyre.

Avokati Guri hedh akuza të rënda ndaj anëtares së gjykatës Administrative Enerjeta Shehaj, se ka ndikuar në sistemin e drejtësisë, për të shpëtuar bashkëshortin e saj prokuror, Erjon Shehaj, të cilin e pati kallëzuar për shpërdorim detyre, pasi pretendon se e ndaloi në kundërshtim me ligjin. Avokati shpjegon se çështja ndaj prokurorit, u pushua nga organi i akuzës në Kurbin dhe për këtë shkak vendosi ta kërkonte të drejtën në gjykatë, por teksa priste vendimin, Enerjeta Shehajn për të shpëtuar të shoqin thirri në takim gjyqtaren Marcela Shehu që po shqyrtonte çështjen.

“Për momentin nuk i vura re, por aty afër ishin dy persona në tavolinë dhe po bisedonin. Ata përmendën emrin tim. U ktheva dhe pashë që ishte gruaja e prokurorit, zotit Shehaj dhe gjyqtarja e çëshjes time. Kjo ishte tre ditë përpara vendimit. Mua më bëri përshtypje, jo se po rrinin ato bashkë, por sepse në momentin që më panë u ngritën dhe u larguan në mënyrë të menjëhershme.”

Avokati thotë se ka prova filmike dhe foto që vërtetojnë se Shehajt u takua me gjyqtaren e çështjes së tij, por prokuroria nuk e hetoi çështjen.

“Unë disponoj edhe foto të momentit dhe më pas kam bërë kallëzim penal ndaj gjyqtares, për ushtrim ndikimi, pasi atë punë po kryente.”

Mbrojtësi ligjor thotë se drejtësia e shpëtoi Enerjeta Shehajn dhe për këtë ngre dyshime të forta se ajo dhe i shoqi prokuror, ushtruan ndikimin e tyre, për shkak të lidhjeve të forta që kanë.

“Bëra ankim shkoj çështja në gjykatën e Durrësit. Gjykata urdhëroi të kryheshin hetime, sepse prokuroria nuk kishte kryer hetime. Prokuroria e ankimoi dhe gjykata e Apelit i dha të drejtë prokurorisë. Dhe ndaj atyre kam bërë një ankesë, sepse kryen veprime proceduariale joligjore, por akoma s’kam marrë përgjigje, mesa di janë shkarkuar disa prej tyre.”

Dedë Guri paralajmëron se nuk do të ndalet, derisa të gjejë drejtësi.

“Kalvari vazhdon çështja është në gjykatën e Lartë për sa unë të kem forcë, derisa të marrë formë të prerë, o nga Strasburgu do ta ndjekë deri në fund, sepse më kanë bërë fyerje publike dhe me kanë bërë ndalim të paligjshëm. Ata prokurorë e kanë bërë për interesat e tyre personale.

Enerjeta Shehaj, kandidon tashmë për në Gjykatën e Lartë, dhe fakti që ia ka hedhur drejtësisë me procedurë, dëshmon sipas avokatit Guri se veprimet e saj janë të padenja për një zyrtare drejtësie.

“Enerjeta Shehaj, mund të jetë kandidate për kudo, por ai është një veprim i kryer prej saj, është një fakt që nuk e mohon dot, as prokuroria as askush. Ata mund ta mbyllin, por atë veprim e ka kryer, është i paligjshëm dhe i pafalshëm për një punonjës drejtësie”.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb