Avokati Tomë Gashi shprehet se ministri serb për Administratën Ivan Teodosijeviç, pas shkarkimit, duhej arrestuar. Gashi thotë se ai duhej arrestuar nën akuzën e nxitjes së dhunës nacionale.

Në shkrimin e tij, avokati thekson se gjithë bota e di se në Reçak u krye masakër, madje është ajo që ndodhi cilësuar gjenocid.

Postimi i Tomë Gashit:

SHKARKIMI I MINISTRIT TE PUSHTETIT LOKAL IVAN TEODOSIJEVIQ DO TE DUHEJ TI PARAPRINTE ARRESTIMIT TE TIJ

Atë që të gjithë bota e dinë, se forcat okupuese serbe ne Reçak vranë mbi 50 civil shqiptarë të paarmatosur, dhe kjo u quaj krim kundër njerëzimit nga ambasadori amerikan Ëilliam Ëolker, e që kjo masakër e shqiptarëve i parapriu bombardimit të NATO-së kundër Serbisë, nuk e din qëllimisht Ministri serb i Kosovës Ivan Teodosojeviq.

Për këtë ekziston edhe aktgjykimi për shpalljen fajtor të policit serb Zoran Stanojevic. Prokurori i Shtetit do të duhej që arrestonte ish Ministrin serb për nxitje të urrejtjës nacionale.

Unë i kamë përfaqësuar viktimat e Reçakut.

(d.xh/ Balkanweb)

 

 

 

 

 

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb