TIRANË

Një zë nga Italia ka qenë gjithmonë i pranishëm këto ditë që nuk do harrohen lehtë nga shqiptarët, teksa si shumë vende të botës përballen me një virus të rrezikshëm.

Avokatja shqiptare Lydra Arkaxhiu në një lidhje ‘skype’ nga Milano ka folur për situatën në Itali nga koronavirusi dhe si po përjetohet ajo nga qytetarët.

Avokatja tha se Italia ka hyrë në fazën e dytë të kësaj situate, që e quajti faza e depresionit, por tha se ka shpresë se faza tjetër do jetë e Rilindjes.

“Shpresa ka qenë e madhe duke qenë se duke javët e karantinës kanë mbaruar. Por ditët e fundit viktimat janë shtuar dhe jemi në fazën e dytë të kësaj që po ndodh, faza e depresionit. Tani na duket kjo situatë si më normale por ndihemi më keq. Është rritur numri i të shëruarve por është rritur dhe numri i testeve për qytetarët.
Për sa i përket viktimave të kësaj tragjedie, ndjenja që kemi ne është se situata është aq ë vështirë dhe sistemi shëndetësor është aq në stres për të vërtetuar 100% arsyet e vdekjes. Shpresojmë që faza e tretë të jetë faza e rilindjes që ekonomia italiane ta kapë veten pak nga pak”, tha ajo.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb