Derbi i madh i kryeqyetit që do të luhet nesër, Tirana-Partizani, është në detajet e fundit të organizimit. Nga ana e Tiranës po merren të gjitha masat që të mos ketë probleme, ndërsa edhe policia e shtetit ka thënë fjalën e saj duke ndryshuar dy tribuna tifozësh, që dikur kanë pasur përplasje me sektorët e tjerë.

Nga sa është bërë e ditur nga kompania e menaxhimit të biletave, mësohet se kanë mbetur ende pa u shitur mbi 1500 bileta në sektorët që u takojnë tifozërisë së Tiranës dhe konkretisht në tribunat G dhe C, ndërsa biletat në sektorin e kuq janë ezauruar që në ditën e parë duke qenë se ishin edhe më pak.

  • foto galeri
  • foto galeri

Ndërkohë në stadiumin “Selman Stërmasi” po vendosen kamera sigurie në tirbuna për të monitoruar tifozëritë, duke qenë se në të shkuarën mes bardhebluve dhe të kuqve ka pasur disa herë probleme. Sjuardët e angazhuar do të jenë rreth 100, ndërsa do të jenë të shumta forcat e policisë, të cilat do të jenë në gatishmëri për të evituar çdo incident të mundshëm.

(BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb