TIRANË

Në listën e 40 rekomenadimeve dhoma amerikane sheh korrupsionin si problemin më të madh që po cënon aktivitetin ekonomik në vend ndaj kërkon një qëndrim pa kompromis kundër korrupsionit me sanksione reale ndaj abuzuesve dhe monitorim transparent llogaridhënës për krijimin e besueshmërisë në publik.

Qëllimi është të rrisni vendosjen e mjeteve transparente dhe platformat me qëllim të rritjes së transparencës publike dhe minimizimin e rrezikut të korrupsionit. Platformat duhet të hartohen në atë mënyrë që rrisin angazhimin e bizneseve ose angazhimin e qytetarëve në zbulimin e aktiviteteve korruptive. Veçanërisht aplikoni-shërbime të përparuara ose plotësisht transparente për platformat publike për agjencitë e mëposhtme, Administrimi i tokës, Dogana,Administrat, Administrata Tatimore dhe Prokurimi Publik.

Rekomandimet synojnë edhe krijimin e nje sistemi transparent efektiv dhe pa ndikim politik tek Prokurimet Publike si dhe garantimin e Konsultimit Publik efektiv gjithëpërfshirës

Eleminoni ose minimizoni “rastet e veçanta” nga prokurimet publike dhe rregullatoret e tjerë vendimarrëse për të reduktuar rrezikun e aktiviteteve korruptive. Ne rekomandojmë shtrirjen e plotë me udhëzimet e BE-së drejt menaxhimit të prokurimi publik për të eleminuar boshllëqet ose“përjashtimet e veçanta”.

Dhoma amerikane i rekomandon qeverisë një strategji për tërheqjen e investimeve të huaja, monitoruar dhe implementuar nga nivelet më të larta në qeveri,duke shkurtuar proçeset burokratike për të bërë investime.

Shqipëria renditet dobët në raportin e Bankes Botërore për të biznes për kohën që duhet për të përfunduar një investim. Maqedonia e Veriut dhe Serbia për shembull kanë krijuar një proçes më të shpejtë të lejimit të investimit një arsye thelbësore pse ato tërheqin nivele të larta të investimeve te huaja. Ky është një faktor kryesor përcaktues edhe për investitorët e Dhomës Amerikane.

Dhoma amerikane shpreh gadtishmërinë e saj për të ofruar asistencënnë kthimine rekomandimeve në legjislacion.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb