Kryeministri i Republikës së Kosovës, Avdullah Hoti, nesër do të vizitojë Shqipërinë, me ftesë të kryeministrit Edi RamA. Kjo është vizita e tij e parë si kryeministër i Kosovës në Shqipëri.

Zyra e kryeministrit njofton se Hoti do të takohet me presidentin e Shqipërisë, Ilir Meta, kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi, kryetarin e Tiranës, Erion Veliaj dhe kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha, transmeton Telegrafi.

Axhenda e plotë e kryeministrit Hoti:

10:00- Pritja e kryeministrit Avdullah Hoti nga kryeministri Edi Rama.
VENDI: Pallati i Brigadave

11:15- Konferencë e përbashkët për shtyp e Kryeministrit të Kosovës, Avdullah Hoti dhe Kryeministrit të Shqipërisë, Edi Rama.

13:10 –Takim me Presidentin e Republikës së Shqipërisë, Ilir Meta.
VENDI: Presidencë – Salla Skënderbe

14:00 -Takim me Kryetarin e Kuvendit të Shqipërisë, Gramoz Ruçi.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Kuvendit

14:45 -Takim me Kryetarin e Bashkisë së Tiranës, Erion Veliaj.
VENDI: Zyra e Kryetarit të Bashkisë

15:30 –Takim me Kryetarin e Partisë Demokratike, Lulzim Basha.
VENDI: Zyra e Kryetarit të PD

Kryeministri i Shqipërisë, Edi Rama ka qëndruar në Kosovë ditën e hënë dhe marte, ku ka takuar krerët e shtetit dhe liderët politikë. Rama kishte deklaruar se vizita e tij ka të bëjë pikërisht me ngritjen e aktakuzave ndaj presidentit, Hashim Thaçi dhe kreut të PDK-së, Kadri Veseli.

Rama para mediave kishte thënë se komunikata e Prokurorisë Speciale, të cilën ai e quajti si “fletë-rrufe”, është e ngjashme me komunikatat e revolucionit kulturor kinez, të cilat tha se i kanë përjetuar gjatë diktaturës në Shqipëri.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: