Komisioneri i BE-së për zgjerimin, Oliver Varhelyi viziton Tiranën ditën e sotme në kuadër të një turi takimesh në rajon.

Vizita e tij vjen para se shtetet e Bashkimit Europian të marrin një vendim në qershor për Konferencën e Parë Ndërqeveritare të Shqipërisë dhe Maqedonisë së Veriut.

Sipas axhendës së zyrtarit europian, siç bëhet e ditur, Varhelyi do të vizitojë përveç Shqipërisë, Bullgarinë, Kroacinë dhe Maqedoninë e Veriut.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb