I ftuar në emisionin “Alert” në News24 nga Granit Sokolaj, Azbi Arapi, drejtori i menaxhimit të riskut në AKU ka folur për inspektimet e AKU në plane me bazë risku dhe analizimi i mostrave deri në asgjësimin, bllokimin dhe masat administrative ndaj subjekteve që kanë rezultuar në shkelje.

“Inspektimet në minimarkete kryhen në bazë të planeve të riskut, por normalisht shishet me qumësht të vendosura në frigoriferë në këto subjekte nuk lejohen. Të gjitha bizneset e vogla nuk e kanë detyrim ligjor të regjistrohen, si minimarketi futet biznes me risk të mesëm dhe jo të lartë. I bie që një herë në vit të inspektohet nga AKU. Është e vërtetë që ka qumësht të tillë të palejuar në supermarkete apo rrugë që është e ndaluar të tregtohet, por mund të jetë porosi familjare referuar marrëdhënieve familjare, por i sigurt nuk është pasi ka mungesë gjurmueshmërie.

Edhe zgarat apo restorantet futen në risk të mesëm. AKU funksionon në bazë të një plani të miratuar të ministrit, ku është planifikuar që në zgara 1 herë në vit të kontrollohen. Zgarat futen në biznes të vogël, nuk kanë detyrim të pajisen me licencë, por në momentin e hapjes kanë detyrim që brenda muajit të lajmërojnë AKU që zhvillohet ky aktivitet. Gjatë inspektimeve shikohen kushtet higjeno-sanitare, librezat shëndetësore, gjurmueshmëria e produktit, mbajtja frigoriferike, temperaturat konform legjislacionit, pra këto janë në fokus. Na kanë ardhur shpesh paralajmërime për mbarimin e dezinfektimit, librezat shëndetësore të parinovuara, apo kur nuk është evidentuar gjurmueshmëria. Është bërë asgjësimi i produktit dhe janë aplikuar masa administrative. Kemi patur dhe precedentë të marrjes së mostrave, që i dërgojnë në ISUV dhe laboratorë rajonalë, gjatë inspektimit bllokohet produkti deri në daljen e rezultatit. Kemi planin e marrjes së mostrave, në 2020 nuk kemi patur asnjë rast për shkak të pandemisë, ndërsa në 2021 kemi patur 6 raste, ku janë regjistruar me bllokim, asgjësim produkti dhe masa administrative, pasi nuk ka rezultuar aspak gjurmueshmëri. Në analiza nuk kemi raste që kanë dalë pozitive me Salmonela apo E.coli. Që në vitin 2009-2010 kur u krijua AKU kemi patur një projekt të BE për metodologjinë, mbi planin me bazë risku dhe marrjes së mostrave. Procesi i marrjes së mostrave është akt në vete, AKU ka një metodologji mbi planet për produktet me bazë risku. Janë përmirësuar kushtet në thertore, atje ku fillon salmonela në kushtet e prerjes, ka veterinerë. Është e vërtetë se ka vend për përmirësim, por jemi në përmirësim të vazhdueshëm. Atje ku mendoni që duhet marrë mostra, mund të na jepni sinjalizim dhe mund të kërkoni të merren mostra, do bëjmë transparente me autorizim dhe do merren këto mostrat dhe analizat se si do dalin”, -tha Azbi Arapi.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb