Azdren Llullaku e ka nisur me marshin e pestë këtë sezon. Me 12 gola në 14 javë, sulmuesi i Kombëtares shqiptare ka mesataren më të lartë në Europë dhe mban kreun e renditjes së shënuesve më të mirë në ligën e parë rumune.

Por jo vetëm kaq, pasi 28-vjeçari i Gaz Metanit është në garë edhe për “Këpucën e Artë” europiane. Për momentin futbollisti nga Istogu ka 18 pikë, duke qenë se një gol në kampionatin e Rumanisë shumëzohet me koeficientin 1.5.

Në këtë garë Llullaku ka një konkurrencë të ashpër nga emra si Modeste i Këlnit, Obamejang i Dortmundit, Xheko i Romës, Ikardi i Interit, Diego Kosta i Çelsit apo Çiro Imobile i Lacios. Avantazhi i këtyre të fundit është se luajnë në liga më të forta, ku çdo gol shumëzohet me 2.

Aktualisht, vendin e parë e mban Evgeni Kabaev, sulmuesi rus që luan me JK Sillamae Kalev në Estoni. 28-vjeçari ka 25 pikë pas po kaq golave të shënuar, por ai pritet të zbresë shpejt nga froni duke qenë se kampionati vendas ka përfunduar tashmë. /panoramasport/
ab

(el.sp/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: