AZERBAJXHAN- Një gjykatë në Azerbajxhan ka dënuar 10 njerëz nga 4 deri 15 vjet burgim, për shkak të pjesëmarrjes se tyre me grupin militant Shteti Islamik. Zëdhënësi i Gjykatës në Baku për Krime të Rënda, ka thënë se personat e dënuar sot, ishin në mesin e 26 njerëzve që u arrestuan në 2014.

Ai shtoi se të ata janë dënuar me dënimin minimal prej 4 vjetësh. Në shtatorin e vitit 2014, Ministria e Sigurisë ka njoftuar se ka arrestuar 26 persona të cilët akuzohen për pjesëmarrje në “grupet e paligjshme të armatosura dhe për furnizim me armë për grupet e armatosura” në Pakistan, Siri dhe Irak. Disa prej tyre akuzohen se kanë luftuar përkrah militantëve të IS-it.

Disa nga 26 personat e arrestuar, fillimisht i ishin bashkuar grupit të talebanëve në Pakistan dhe më pas kishin shkuar në Siri, përderisa disa të tjerë kishin udhëtuar edhe në Siri përmes Turqisë, njofton Ministria.
(ed.me/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: