Të paktën dy persona u vranë dhe 23 të tjerë u plagosën pasi një autobus u përmbys  nga kryeqyteti Baku për në distriktin veriperëndimor të Gazakut, sipas autoriteteve të zbatimit të ligjit të Azerbajxhanit.

Sipas policisë, shkaku paraprak i aksidentit u konstatua humbja e kontrollit të autobusit nga drejtuesi i mjetit.

Gjithsej 23 persona, mes tyre 19 gra, janë shtruar në spital me lëndime të ndryshme, njoftuan autoritetet shëndetësore. Në vendngjarje janë dërguar dhjetë ekipe mjekësore.

Autoritetet po hetojnë shkakun e këtij aksidenti.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb