Azerbajxhani po bëhet gati të zbresë në pistën e F1 me skuadrën e tij. Njoftimi është dhënë nga Ministri i Sporteve në vendin që po organizon të parat Lojëra Europiane, në Baku. Paraqitja e parë e shtetit të pasur në rezerva nafte do të bëhet sezonin e ardhshëm me të parën garë në historinë e vendit. Pista do të realizohet në rrugët e kryeqytetit Baku dhe do të shënojë fillimin e përfshirjes në sportin e shpejtësisë. Ministri në fjalë, Azad Rahimov, konfirmoi dëshirën e qeverisë azere për të pasur një skuadër sipas modelit të përfaqësueseve në sportet e tjera.

Nëse nuk arrin të bëhet gati në kohë, zgjidhja do të jetë sponsorizimi i një prej skuadrave aktuale në F1. Ndërsa sipas “Press Association”, ky propozim do të përfshijë edhe biznesin vendas. Sërish Rahimov konfirmon mbështetjen e shtetit për ata që duan të përfshihen në këtë projekt.

(d.d/j.s/BalkanWeb)

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb
Etiketa: