Ushtria e Azerbajxhanit do të zhvillojë stërvitje masive anti-terroriste javën e ardhshme, njoftoi Ministria e Mbrojtjes së vendit.

Stërvitja do të fillojë më 15 mars në një terren malor dhe do të angazhohen 10 mijë trupa.

Në total 100 tanke, deri në 200 raketa, 300 asete të aviacionit ushtarak dhe dronë do të përdoren në stërvitje.

Stërvitja katër-ditore do të trajnojë trupat për të luftuar grupet terroriste dhe për të kryer operacione kundër terrorizmit.

Në fund të vitit të kaluar, Azerbajxhani çliroi disa qytete strategjike dhe gati 300 vendbanime dhe fshatra të tij nga pushtimi armen gjatë luftës gjashtë javore në Malësinë e Karabakut.

Para kësaj fitoreje, rreth 20 për qind e territorit të Azerbajxhanit ishte nën okupimin ilegal të Armenisë për gati tri dekada.//AA

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb