Në Paris dhe në Berlin qytetarët Azerbajxhanas organizuan tubime në kujtim të asaj që ata e quajnë genocid të Khojaly të kryer nga armenët. Tubimet u organizuan nga organizatat e diasporës azerbajxhanase në vendet europiane. Pjesëmarrësit e tubimit lëshuan parullat “Karabaku është Azerbajxhan!”, “Ne i themi jo terrorit!”, “Azerbajxhani kërkon drejtësi!”, “Mos u trego indiferent ndaj Khojaly!”, “Turp për vrasjet e civilëve dhe njerëz të pafajshëm! “,” Armenia të ndalojë së gënjyeri! “,” Stop pushtimit! “, etj.

Thumbnail
Thumbnail

Pjesëmarrësit kujtuan ngjarjet e 28 viteve më parë ku më 25-26 shkurt 1992, 613 civilë u zhdukën, duke përfshirë 106 gra, 63 fëmijë dhe 70 të moshuar. 1275 banorët e Khojaly u morën peng, ndërsa fati i 150 personave është ende i panjohur deri më sot. 8 familje u zhdukën plotësisht. 130 fëmijë humbën njërin nga prindërit, dhe 25 fëmijë humbën të dy.

Sipas të pranishmëve, ajo natë ishte një nga tragjeditë më të këqija të shekullit të 20-të. Në përfundim të tubimit, përfaqësuesit e diasporës miratuan një dokument dhe iu drejtuan disa organizatave ndërkombëtare.

Për t’u bërë pjesë e grupit "Balkanweb" mjafton të klikoni: Join Group dhe kërkesa do t’ju aprovohet menjëherë. Grupi Balkanweb